Deklarata e papritur e Ngjelës: As Rama e as Meta s'do jenë pas 4 muajsh, do shkoni t'ju çoni bukë e djathë...

Publikuar tek: politike, më 21:36 20-11-2019 Deklarata e papritur e Ngjelës: As Rama e as Meta s'do jenë pas 4 muajsh, do shkoni t'ju çoni bukë e djathë... Avokat Spartak Ngjela

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e sotme, teksa është shprehur se as Kyreministri Rama e as Presidenti Meta nuk do të jenë në postet e tyre pas 4 muajsh.

I ftuar në emisionin "Real Story", Ngjela ka thënë më tej se, Meta iu kthye ndërkombëtarëve pasi Rama i la të kuptohej se tashmë Reformën në Drejtësi e drejtonin ata.

"As Ramën e as Metën nuk do t'i keni më pas katër muajsh, se ku do jenë nuk e di. Po shkoni u çoni bukë e djathë.

Deri pa folur Rama, Meta nuk i përmendi ndërkombëtarët. Qëkur tha Rama reformën e kanë në dorë Ndërkombëtarët, I la të kuptohej presidentit se nuk e mbronte dot.

Tani Meta ju shpalli luftë ndërkombëtarëve me pretekstin se po e sulmojnë", tha avokati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024879932403564
array(1) { ["section"]=> string(112) "deklarata-e-papritur-e-ngjeles-as-rama-e-as-meta-s-do-jene-pas-4-muajsh-do-shkoni-t-ju-coni-buke-e-djathe-186618" }