Deklarata e papritur e Ramës për arrestimin në Itali, a e kap kryeministrin ligji i dekriminalizimit?! (FORMULARI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:25 01-04-2020 Deklarata e papritur e Ramës për arrestimin në Itali, a e kap kryeministrin ligji i dekriminalizimit?! (FORMULARI) Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë gazetarin Filipo Kontiçelo të prestijiozes “Gazzetta dello Sport”.

Rama ka treguar një episod arrestimi në Bolonja teksa ka dashur t’i vijë në ndihmë një gruaje shtatzënë dhe është rebeluar me policin.

Nuk dihet nëse e ka menduar mirë atë që ka thënë por kjo deklaratë e tij lë vend për gjykim pasi e kap ligji i dekriminalizimit

Gazetari:  Ka pasur një kohë kur shqiptari vuante shumë racizmin në Itali…

Rama: “Shumë e vërtetë, por dilnim nga 50 vite në bunker. Dukej sikur ne dolëm në sipërfaqe nga deti vetëm për të trembur fëmijët. Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti.

Ne ishim gjyshërit tuaj në Amerikë, ku për të gjithë, ju ishit mafiozë e hajdutë. Kemi vuajtur, po, por dashuria e pakushtëzuar për Italinë na ka ndihmuar që t’i mbijetojmë poshtërimit, për t’jua bërë të njohur më mirë se kush ishim dhe të pranoheshim për atë që ishim”.

Ndërkaq, sipas ligjit, Rama duhej të kishte treguar nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga autoritetet policore.

Mirëpo, në formularin e dekriminalizimit, kryeministri pyetjes i është përgjigjur me “JO”.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi i tij në vazhdim…

2.jpg

 

edi1.jpg

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098118782043457
array(1) { ["section"]=> string(114) "deklarata-e-papritur-rames-per-arrestimin-ne-itali-a-e-kap-kryeministrin-ligji-i-dekriminalizimit-formulari-200933" }