Deklarata e pronarit që mbështet PS në Durrës: “Shpërthimin me eksploziv e bënë ca lepurushë"

Publikuar tek: aktualitet, më 09:54 09-05-2017 Deklarata e pronarit që mbështet PS në Durrës: “Shpërthimin me eksploziv e bënë ca lepurushë

Në mesnatë në Durrës pati një shpërthim me eksploziv në një lokal në lagjen numër 15 në Porto Romano.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Lokali ku ndodhi shpërthimi i përket një personi, jo të panjohur për policinë e Durrësit, Fetah Mataj, i cili para pak kohësh është liruar nga burgu pas një dënimi prej 10 vitesh.

Menjëherë pas ngjarjes ai është shoqëruar në polici ku dhe ka dhënë deklaratën para efektivëve të policisë.

 “Ata që e hodhën dhe e bënë këtë janë lepurushë, sepse po të shohin burra më kishin dalë përballë e ma thoshin në sy se çfarë kanë. Unë nuk kam konflikt me asnjë person. Në Durrës e gjithandej lëviz vetëm, nuk kam frikë askënd. Nuk kam konflikt me dikë, nëse ndonjë ka me mua të vijë e të më thotë, çfarë ka. Për ata kam një mesazh: Në Durrës do të jem, aty më gjejnë, kushdo që ka diçka, edhe policisë këtë i thashë”, tha 35-vjeçari Mataj për “DurrësLajm”, i cili eshtë i angazhuar në fushatën elektorale të PS-së në lagje.

Mataj sqaroi se ishte ora 00:00 e natës kur ndodhi shpërthimi. “Isha vetëm me gruan në shtëpi, po flinim gjumë. Dëgjuam shpërthimin, u ngritëm, por lepurushët ishin larguar nëpër natë pa gjurmë”. Pas kësaj, Mataj është larguar për në Durrës. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Makina me 5 persona brenda del nga rruga, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
"Unë jam SuperPi**", e masakruan në rrjetet sociale, flet studentja e ekselencës dhe i lë të gjithë gojëkyçur »
Article Logic
Execution time: 0.011080980300903
array(1) { ["section"]=> string(96) "deklarata-e-pronarit-qe-mbeshtet-ps-ne-durres-shperthimin-me-eksploziv-e-bene-ca-lepurushe-77975" }