Deklarata e Thaçit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e mbështet dhe Haradinaj

Publikuar tek: aktualitet, më 23:04 28-05-2019 Deklarata e Thaçit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, e mbështet dhe Haradinaj

Gjatë ditës së sotme presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se bashkimi kombëtar me Shqipërinë është më afër se kurrë.

Kjo deklaratë e Thaçit për një bashkim kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është mbështetur dhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Haradinaj e ka quajtur idenë e bashkimit një projekt historik, duke shtuar ai duhet të fillojë nga heqja e pengesave, e më konkretisht nga taksa e Rrugës së Kombit.

'Çështja e bashkimit kombëtar është projekt i shekujve, por në etapën që ndodhemi mendoj se është me rëndësi që Kosova e Shqipëria të thellojnë bashkëpunimin e gjithanshëm, të heqim pengesat burokrative e administrative e të tjera, ose të heqim taksën e rrugës. Do të ishte mirë të veprojmë më konkret dhe të ndihmojmë lidhjen më të fuqishme ekonomike, të gjithanshme Kosovë – Shqipëri', ka thënë ndër të tjera kryeministri Ramush Haradinaj.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028990030288696
array(1) { ["section"]=> string(88) "deklarata-e-thacit-per-bashkimin-e-kosoves-me-shqiperine-e-mbeshtet-dhe-haradinaj-166082" }