Deklarata e Trump: Virusi do të kalojë edhe pa vaksinë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:55 09-05-2020 Deklarata e Trump: Virusi do të kalojë edhe pa vaksinë Donald Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka thënë se koronavirusi do të "largohet pa vaksinë".

Trump ndër të tjera parashikon që numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit do të shkojë deri në 95 000 në SHBA.

Ai tha se të gjithë po punojnë për të zhvilluar vaksinën dhe janë në një "përparim të madh", por edhe pa një vaksinë, shtoi ai,  virusi do të largohet.

“Kjo do të zhduket pa një vaksinë. Do të zhduket dhe ne nuk do ta shikojmë më, shpresojmë pas një periudhe kohe”- tha Trump, raporton The Guardian.

Deklaratat e Trump ranë në kundërshtim me qëndrimet e mjekut kryesor të task forcës së koronavirusit në SHBA, Anthony Fauci. Fauci tha se virusi nuk do të largohet aq lehtë pasi është i përhapur në të gjithë botën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096678733825684
array(1) { ["section"]=> string(60) "deklarata-e-trump-virusi-do-te-kaloje-edhe-pa-vaksine-205778" }