Deklarata e Vlahutin, PD: Më në fund tha të vërtetën, kushtin e çeljes së negociatave me BE-në

Publikuar tek: politike, më 16:29 04-09-2017 Deklarata e Vlahutin, PD: Më në fund tha të vërtetën, kushtin e çeljes së negociatave me BE-në

Partia Demokratike e shikon deklaratën e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, si konfirmim të asaj çka Lulzim Basha dhe partia e tij kanë thënë për 3 vjet; se kushti i çeljes së negociatave me BE-në është lufta kundër kanabisit.

Vlahutin tha sot gjatë një fjalimi në Shkollën Evropiane Verore, se muajt në vijim janë kyç për çeljen e negociatave; ndërsa dy prioritetet kryesore janë sundimi i ligjit dhe lufta kundër drogës.

Deklarata e PD:

Partia Demokratike përshëndet deklaratën e Ambasadores së BE-së Vlahutin se çelja e negociatave ka si kusht luftën kundër kanabisit.

Më në fund, Ambasadorja u tha shqiptarëve të vërtetën të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratike e ka thënë çdo ditë për tre vjet: nuk mund të ketë çelje negociatash nëse nuk ndalet kanabisi.

Kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësisht, emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendëshme, Edi Rama rikonfirmoi mbështetjen e tij për drogën dhe krimin.

Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili sulmon Ramën: Akademia e Shkencave nuk ka nevojë për inkuizicionin e kryeministrit
Reagon Ministria e Drejtësisë pas protestës: Na kërkuat llogari për përgjegjësi që s’i kemi »
Article Logic
Execution time: 0.011778116226196
array(1) { ["section"]=> string(97) "deklarata-e-vlahutin-pd-me-ne-fund-tha-te-verteten-kushtin-e-celjes-se-negociatave-me-be-ne-91144" }