Deklarata e Vuçiç për masakrën e Reçakut, reagon BE: Nuk mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Luftën e Kosovës

Publikuar tek: rajon, më 20:16 06-12-2019 Deklarata e Vuçiç për masakrën e Reçakut, reagon BE: Nuk mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Luftën e Kosovës Viktimat e masakres se Reçakut

Pas deklaratës skandaloze të presidentit serb Vuçiç në lidhje me masakrën e Reçakut gjatë luftës së Kosovës, ka reaguar edhe BE.

BE e ka quajtur të papranueshme deklaratën e Vuçiç, duke shtuar se nuk mund të mohohet ajo që ka ndodhur në Kosovë.

Nga zyra për media e BE-së në një prononcim për një media kosovare, kanë deklaruar se qëndrime të tilla janë në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

Sipas Brukselit zyrtar nuk ka vend për mohimin e krimeve që kanë ndodhur në Reçak përgjatë janarit të vitit 1999.

‘Mohimi dhe revizionizmi janë në kundërshtim me vlerat e Bashkimit Evropian dhe janë në kundërshtim me projektin për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Një gjë është e qartë, nuk ka vend për të mohuar ose relativizuar ngjarjet që kanë ndodhur në Reçak në Kosovë gjatë janarit 1999’, ka shkruar BE.

Sipas tyre rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për pajtim, dhe për punë të ndershme në respekt të viktimave.

‘Autoritete duhet të punojnë që e kaluara të vlerësohet në mënyrë të ndershme dhe ashtu siç është në respekt të viktimave. Rajoni ka nevojë për pajtim, stabilitet dhe normalizim të raporteve. U përket Gjykatave që të përcaktojnë nëse deklarata të caktuara përbëjnë vepra penale. Dënimi duhet të jetë proporcional duke marrë parasysh të gjitha elementet e çështjes’, ka shtuar zyra për media të Bashkimit Evropian.

Deklaratat e Aleksandër Vuçiçit në mbështetje të Ivan Teodosijeviçit i kanë dënuar edhe liderët politik më të lartë të Republikës së Kosovës si dhe ambasadorja kosovare në Washington, Vlora Çitaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026170015335083
array(1) { ["section"]=> string(115) "deklarata-e-vucic-per-masakren-e-recakut-reagon-be-nuk-mund-te-mohohet-ajo-qe-ka-ndodhur-ne-luften-e-kosoves-188633" }