Deklarata shokuese, Agron Shehaj: Kanë bërë një raport ku e nxjerrin Xhisielën me probleme mendore dhe haluçinacione

Publikuar tek: barometri, më 07:27 01-10-2018 Deklarata shokuese, Agron Shehaj: Kanë bërë një raport ku e nxjerrin Xhisielën me probleme mendore dhe haluçinacione

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Shehaj hedh akuza të forta ndaj qeverisë dhe institucioneve në lidhje me “Dosjen Rraja”.

 

Shehaj thotë se sipas burimeve të besueshme, hetuesit kaën përgatitur një raport ku e nxjerrin Xhisiela Malokun me probleme mendore dhe haluçinacione, në mënyrë që të rrëzohet dëshmia e saj.

Newsbomb.al raportoi sot se “Xhisiela është thirrur disa herë në prokurori për të dëshmuar në lidhje me ngjarjen, duke marrë parasysh edhe gjendjen e saj të ngarkuar emocionale, pasi burimet bëjnë me dije se ka patur edhe halucinacione”.

Reagimi i Agron Shehajt:

Burime të besueshme informojnë se mbi vajzën e dhunuar, me urdhër të Edi Ramës, hetuesit kanë bërë një raport duke e nxjerrë me probleme mendore, me haluçinacione, në mënyrë që dëshmia e saj të rrëzohet.

Ky skenar kriminal po bëhet për të mbyllur skandalin e torturimit të një vajzë jetime dhe përfshirjes direkte të Taulant Ballës, krahut të djathtë të Edi Ramës.

Nuk u mjaftuan me fshehjen e krimit, as me faktin që e nxorrën në media për ta poshtëruar, por tani duan ta shkatërrojnë plotësisht duke e nxjerrë të çmendur.

Ndaj, unë do ti bashkohem protestës së shoqërisë civile dhe ju ftoj të jemi të gjithë në mbrojtje të saj, të henen, në orën 17.30, përballë Kryeministrisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076680183410645
array(1) { ["section"]=> string(121) "deklarata-shokuese-agron-shehaj-kane-bere-nje-raport-ku-e-nxjerrin-xhisielen-me-probleme-mendore-dhe-halucinacione-136171" }