Deklarata shokuese e drejtorit të Sarandës, reagon PD: Prokuroria të nisë menjëherë hetimet

Publikuar tek: politike, më 15:28 20-02-2018 Deklarata shokuese e drejtorit të Sarandës, reagon PD: Prokuroria të nisë menjëherë hetimet

Dega e PD në Sarandë i ka kërkuar prokurorisë që të nisë menjëherë hetimet për drejtorin e Ujësjellësit, Sheme Lulo.

Ky i fundit ka deklaruar për televizionin lokal të Sarandës se i ka lënë tri ditë pa ujë banorët vetëm për të parë në do i ankoheshe njeri.

Megjithatë, PD e akuzon atë për “shpërdorim detyre” dhe për deklaratën e bërë në media duhet të mbajë përgjegjësi.

“Prokuroria e Sarandës duhet të nisë menjëherë hetimin kryesisht për shtetasin Sheme Lulo për veprën penale "shpërdorim detyre". Ai e pranoi vetë para kameras, e tashmë para gjithë shqiptarëve me zë e figurë: "Kam lënë banorët e Sarandës qëllimisht 3 ditë pa ujë" !”, thuhet në njoftimin e PD, dega Sarandë.

pd.jpg

 

DEKLARATA E DREJTORIT

Gazetari: Sa orë furnizohet qyteti me ujë në ditë?

Drejtori: Rreth 8 orë.

Gazetari: A është e mjaftueshme kjo për qytetarët?

Drejtori: Po unë i kam lënë edhe tri ditë për të parë sa kërkesë kanë. S’i ka rënë njeri telefonit të thotë; Shiko se jam pa ujë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012006044387817
array(1) { ["section"]=> string(96) "deklarata-shokuese-e-drejtorit-te-sarandes-reagon-pd-prokuroria-te-nise-menjehere-hetimet-110876" }