Deklaratat e ambasadave, reagon Tahiri: Nuk është në kulturën time të flas për një vendim të pazbardhur

Publikuar tek: aktualitet, më 12:29 21-09-2019 Deklaratat e ambasadave, reagon Tahiri: Nuk është në kulturën time të flas për një vendim të pazbardhur

Ish ministri Saimir Tahiri ka reaguar në lidhje me deklaratën e Ambasadave, ku ajo amerikane e cilësoj dënimin shkurajues, në krahasim me akuzat e rënda për "grup të strukturuar kriminal" dhe "trafikim të lëndëve narkotike", të ngritura ndaj ish-ministrit.

Ndërsa ambasadori britaik Duncan Norman u shpreh se dështimi për ta dënuar Tahirin për akuza më serioze nxjerr në pah rëndësinë e implementimit të Reformës në Drejtësi’.

Ndërkohë Tahiri reagoi i befasuar dhe se nuk është në kulturën e tij të flas për një vendim që nuk është zbardhur akoma.

‘Sa i takon deklaratave të ambasadave është befasuese edhe për mua. Në kulturën time nuk lidhet një vendim gjykate që nuk është zbardhur akoma. Nuk është në kulturën time të flas për vendimet e Gjykatës. Nuk besoj se ndodh edhe në Amerikë që një ambasadë të flas për vendimin e Gjykatës’, tha Tahiri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020741939544678
array(1) { ["section"]=> string(108) "deklaratat-e-ambasadave-reagon-tahiri-nuk-eshte-ne-kulturen-time-te-flas-per-nje-vendim-te-pazbardhur-179247" }