Deklaratat e Dvoranit/ Reagon Presidenca: Një dhunues me dashje i Kushtetutës, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës

Publikuar tek: aktualitet, më 14:31 11-12-2019 Deklaratat e Dvoranit/ Reagon Presidenca: Një dhunues me dashje i Kushtetutës, do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kreu i KED Ardian Dvorani, i cili ironizonte Metën lidhur me padinë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Blush deklaron se nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, nuk presin asnjë reflektim publik.

Sipas Blushit, do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.

Statusi i plotë:

Nga një dhunues me dashje i Kushtetutës dhe i ligjit, i mirëdokumentuar, i provuar dhe përsëritës në shkeljen e tyre, nuk presim asnjë reflektim publik.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me organin e akuzës për të vendosur drejtësinë në vend.
Ky proces do të jetë i hapur dhe transparent për opinionin publik vendas dhe ndërkombëtar, për të ndaluar kapjen totale të institucioneve të drejtësisë, përmes kapjes së Gjykatës Kushtetuese, institucionit më të rëndësishëm që garanton funksionimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori gjerman Zingraf takon Olsian Çelën: Zgedhja juaj është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi
LETRA përtej oqeanit e Visar Zhitit për Agron Tufën: Dhimbje për ty miku im, mos e lësho veten, kjo më ndodhi edhe mua... (E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.025365829467773
array(1) { ["section"]=> string(135) "deklaratat-e-dvoranit-reagon-presidenca-nje-dhunues-me-dashje-i-kushtetutes-do-te-vazhdojme-te-bashkepunojme-me-organin-e-akuzes-189094" }