Deklaratat e Metës për ministren, reagon Bardhi: Etilda Gjonaj të mos fshihet pas sms-ve të shefit

Publikuar tek: politike, më 17:17 21-02-2020 Deklaratat e Metës për ministren, reagon Bardhi: Etilda Gjonaj të mos fshihet pas sms-ve të shefit Gazment Bardhi

Pas deklaratave të Presidentit Meta, ku akuzonte ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj për përfshirjen në një skenar mafioz, ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi.

Ai është shprehur se ministrja duhet të mos fshihet pas sms-ve të kryeministrit, si dhe të shpjegojë pse veproi si sekretare e Ardian Dovranit për të grabitur një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Bardhi tha se detyra kryesore e SPAK është hetimi i krimit për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizatat mafioze në pushtet.

Reagimi i Gazment Bardhit:

"Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar"!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.00711989402771
array(1) { ["section"]=> string(103) "deklaratat-e-metes-per-ministren-reagon-bardhi-etilda-gjonaj-te-mos-fshihet-pas-sms-ve-te-shefit-195984" }