Deklaratat e PD, reagon Prokuroria: S’ka urdhër arresti për Vangjush Dakon

Publikuar tek: barometri, më 08:09 25-10-2018 Deklaratat e PD, reagon Prokuroria: S’ka urdhër arresti për Vangjush Dakon

Prokuroria e Përgjithshme deklaron se nuk ekziston asnjë fletë-arresti për kreun e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.

 

Më herët, ishte zv/ministri i Brendshëm Julian Hodaj, i cili u shpreh në studion e emisionit “Opinion” në TV Klan se nuk ekziston asnjë mandat arresti ndaj Dakos, duke përgenjështruar PD-në, pasi kjo e fundit tha se ka të paktën 24 orë që fletë arresti për Vangjush Dakon është prerë, por ekzekutimi i tij është bllokuar.

Hodaj tha se policia nuk mund të refuzojë një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria dhe për rrjedhojë t’mos arrestojë kryebashkiakun e Durrësit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, të mërkurën pasdite në një deklaratë për mediat nga selia blu, u shpreh se Prokuroria duhet t’u thotë shqiptarëve pse dhe kush po ndalon arrestimin e “xhuxhit” në bazë të përgjimeve të dosjes 339.

Ai tha se Vangjush Dako është peshku i madh i ‘dosjës 339’ dhe këtë të vërtetë askush nuk mund ta zhbëjë.

“Askush nuk mund ta zhbëjë të vërtetën se kriminelët e Durrësit e të Shijakut kanë blerë vota për pushtetin e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës dhe, si shpërblim, kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera miliona eurosh”, tha Noka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018401861190796
array(1) { ["section"]=> string(79) "deklaratat-e-pd-reagon-prokuroria-s-ka-urdher-arresti-per-vangjush-dakon-139016" }