Deklaratat e presidentit çek për tërheqjen nga njohja e Kosovës, Haradinaj anulon vizitën në Pragë

Publikuar tek: rajon, më 19:32 11-09-2019 Deklaratat e presidentit çek për tërheqjen nga njohja e Kosovës, Haradinaj anulon vizitën në Pragë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk do të shkojë të enjten në Pragë për të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit.

Mësohet se arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes nga ana e Kosovës është deklarata e presidentit së Çekisë Millosh Zeman për tërheqje të njohjes së Kosovës.

“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërhqim njohjen”, deklaroi më herët presidenti çek, ndërsa tha se shpreson të marrë përkrahjen e Ministrit të Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili më parë ka deklaruar se ishte gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkohë më pas në një prononcim për Agjensinë Shtetërore të Lajmeve Çeke ka reaguar Ministri i Jashtëm çek Petricek, i cili e kundërshtoi  presidentin duke thënë se: ‘’Megjithëse nuk shoh ndonjë arsye për të patur një debat të tillë në këtë moment, sepse situata në Ballkan nuk ka ndryshuar në mënyrë dramatike, do të dëshiroja të flisja më parë me presidentin për të dhënë këtë opinion. Ne e njohëm ‘de jure’ Kosovën në 2008 dhe është në interesin e sigurisë dhe gadishmërisë së politikës tonë të jashthme që të mos e ndryshojmë këtë vendim’’, deklaroi për agjensinë ‘’CTK’’.

Për të qartësuar këtë situatë,  zyra e kryeministrit Haradinaj njofton se do të dalin së shpejti në një njoftim zyrtar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024130821228027
array(1) { ["section"]=> string(104) "deklaratat-e-presidentit-cek-per-terheqjen-nga-njohja-e-kosoves-haradinaj-anulon-viziten-ne-prage-178114" }