Deklaratat e Ramës për zyrtarizimin e shqipes në Maqedoni, Moska i tërheq vëmendjen: Po provokon përleshje të reja etnike (VIDEO)

Publikuar tek: politike, më 13:19 19-01-2018 Deklaratat e Ramës për zyrtarizimin e shqipes në Maqedoni, Moska i tërheq vëmendjen: Po provokon përleshje të reja etnike (VIDEO)

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me zyrtarizimin e gjuhës shqipe në kuvendin e Maqedonisë kanë provokuar reagimin e Moskës.

Sipas gazetës “B92”, ministria e Punëve të Jatshme ruse ka reaguar ashpër lidhur me deklaratën e Ramës më 14 janar se pa PS, shqipja nuk do të ishte zyrtare në Maqedoni.
Rama, gjatë fjalimit para forumit rinor të Partisë Socialiste ka deklaruar se kjo parti ka meritën më të madhe për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni.

Nga ana tjetër autoritetet ruse reagojnë pas kësaj deklarate duke theksuar se Rama po provokon përleshjet e reja etnike.

"Këto deklarata konfirmojnë qëllimin e z. Rama që të vazhdojë të promovojë Platformën famëkeqe të Tiranës. Zbatimi i këtij dokumenti do të dëmtonte bazat kushtetuese të shtetit maqedonas dhe Marrëveshjes së Ohrit dhe si pasojë do të provokonte përleshjet e reja etnike. Këto zhvillime të reja janë plotësisht në përputhje me ambiciet e Shqipërisë së Madhe, të cilat rrezikojnë integritetin territorial të disa vendeve të rajonit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme në Rusi.

 

 
 rrrrr.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011456966400146
array(1) { ["section"]=> string(132) "deklaratat-e-rames-per-zyrtarizimin-e-shqipes-ne-maqedoni-moska-i-terheq-vemendjen-po-provokon-perleshje-te-reja-etnike-video-107135" }