Deklaratat gjatë fushatës zgjedhore largojnë Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë, zbardhen argumentet e qeverisë (RELACIONI)

Publikuar tek: aktualitet, më 15:50 14-12-2019 Deklaratat gjatë fushatës zgjedhore largojnë Arben Malajn nga Banka e Shqipërisë, zbardhen argumentet e qeverisë (RELACIONI) Kryeministri Edi Rama dhe Arben Malaj

Qeveria shqiptare ka zbardhur argumentat e saj se përse Arben Malaj, anëtari i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka shkelur rëndë etikën e punës dhe ka cënuar interesat e Bankës.

Kjo është një nga arsyet se përse qeveria i ka kërkuar kuvendit shkarkimin e Arben Malajt nga detyra. Argumentet e qeverisë për largimin nga Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë të Arben Malajt janë depozituar në kuvend dhe argumenti kryesor për largimin nga detyra janë bërë deklaratat politike të Malajt gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit vendore.

Këshilli i Ministrave, thekson se 'daljet  dhe  prononcimet  publike  të  Arben  Malaj  për  tema  thellësisht  politike,  të  cilat  kanë  qenë të vazhdueshme edhe gjatë periudhës zgjedhore për zgjedhjet lokale të datës 30  qershor,  si  dhe  duke  u  bazuar  në  dispozitat ligjore në fuqi Këshilli i Ministrave ka vendosur që Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të pezullohet nga kjo detyrë.

Këshilli i Ministrave i propozon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë shkarkimin e  Arben  Malaj  nga  detyra  e  anëtarit  të  Këshillit  Mbikëqyrës  të  Bankës  së  Shqipërisë'.

Qeveria thotë se në vlerësim të sjelljes në raport me publikun, mund të konkludohet se Arben Malaj, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Mbikëqyrjes, në asnjë nga daljet publike nuk ka trajtuar çështje që mund t’i shërbejnë publikut për t’u informuar për veprimtari të Këshillit Mbikëqyrës, në kufijtë e lejuar nga legjislacioni i fushës. Temat e trajtuara prej tij në daljet publike janë të një natyre thellësisht politike, të ndryshme nga politikat e rregulluara dhe të mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë, në kundërshtim të hapur me fushën e kompetencave të ushtruara si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Në relacionin drejtuar kuvendit, qeveria thekson se “Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës, ato dalje nuk i kanë shërbyer interesit më të mirë të përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë, si dhe të gjithë sistemit bankar në Shqipëri. Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe kjo natyrë sjelljeje nuk ka  qenë dhe nuk i ka shërbyer aspak ruajtjes dhe nxitjes së besimit në publik lidhur me institucionin e Bankës së Shqipëris . Në asnjërin prej rasteve të daljeve publike të an ëtarit të Këshillit Mbikëqyrësnuk reflektohet përgjegjësi institucionale në raport me temat e trajtuara dhe qëndrimet publike të mbajtura për to dhe nuk reflektohet aspak niveli i nevojshëm i ndërgjegjshëm për rëndësinë e detyrave dhe të përgjegjësive, si përfaqësues i organit më të lartë vendimmarrës dhe mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe të gjitha rastet së bashku mund të çojnë në konkluzionin që temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ka ai ndaj Bankës së Shqipërisë dhe duke qenë se ato shprehin qëndrime dhe vlerësime që janë pjesë e analizave politike të lidhura me grupime politike, besojmë se ato dëmtojnë imazhin e Bankës së Shqipërisë'-thuhet në relacion.

RELACIONI

dfgsdfgdgdfg.jpg

relele.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076291561126709
array(1) { ["section"]=> string(128) "deklaratat-gjate-fushates-zgjedhore-largojne-arben-malajn-nga-banka-e-shqiperise-zbardhen-argumentet-e-qeverise-relacioni-189400" }