Deklaratat për manipulim zgjedhjesh, përmallohen emigrantët: Trump na kujton Shqipërinë

Publikuar tek: bota, më 15:17 21-10-2016 Deklaratat për manipulim zgjedhjesh, përmallohen emigrantët: Trump na kujton Shqipërinë

Deklaratat e kandidatit për President të SHBA-ve, Donald Trump se do të kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve duke thënë se ka rrezik të manipulohen, kanë ngjallur nostalgji për disa emigrantë shqiptarë në Kanada.

Trump shokoi me deklaratat e tij kur tha se “do kundërshtojë rezultatin nëse është i dyshimtë”, por “do ta pranojë atë nëse fitues shpallet vetë ai”.

Për Genc Tiranën, emigrant në Kanada, fjalët e Trump i sollën në mendje kujtime të jetesës në Shqipëri.

“Është e habitshme sepse nuk presim të ketë sistem të manipuluar në SHBA. Në mendjen tonë, Shtetet e Bashkuara kanë demokracinë më të mirë në botë”, rrëfen ai për “Infotel.ca”.

Më tej ai shpjegon sesi humbësit e zgjedhjeve në Shqipëri nuk e pranojnë kurrë rezultatin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032458066940308
array(1) { ["section"]=> string(91) "deklaratat-per-manipulim-zgjedhjesh-permallohen-emigrantet-trump-na-kujton-shqiperine-56956" }