Deklaratë “bombë” e Erdogan: Bashkë me Putin do ndryshojmë botën

Publikuar tek: bota, më 18:43 03-05-2017 Deklaratë “bombë” e Erdogan: Bashkë me Putin do ndryshojmë botën

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe  homologu i tij  rus Vladimir Putin kanë zhvilluar sot një takim, i cili është i pesti pas incidentit mes këtyre dy vendeve.Pas takimit mes tyre Erdogan dhe Putin  kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij presidenti Erdogan në lidhje me çështjen e Sirisë ka thënë: "Përsa kohë që dhimbjet do të vazhdojnë ne sigurisht që do të vazhdojmë të realizojmë takime dhe të bisedojmë rreth Sirisë. Do të vazhdojmë angazhimet tona për të gjetur zgjidhje ndaj kësaj problematike pa mbyllur veshët tanë ndaj britmave të të pafajshmëve. Gjithashtu edhe miku im Putin në mënyrë të sinqertë dëshiron që ti jepet fund kësaj drame. Kam patur dhe kam besimin se ai vetë do të ketë një kontribut dhe përpjekje të madhe në zbatimin i regjimit të armëpushimit. Po përjetojmë një periudhë ku mbi ne ka shumë përgjegjësi të rëndësishme. Besoj se hapi që do të ndërmarrin Rusia dhe Turqia do të ndryshojnë fatin rajonit", raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa në lidhje me sulmin kimik në Han Shejhun të Sirisë Erdoğan ka theksuar se "Askush nuk do të mbesë dhe nuk duhet të mbesë pa u ndëshkuar nga një sulm i tillë i egër. Sot me të nderuarin Putin kam vërejtur se jemi të të njëjtit mendim se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të ndëshkohen përgjegjësit e këtyre sulmeve. Çdo sulm që prish armëpushimin përveçse përkeqëson situatën në terren, minon gjithashtu edhe punët e vendeve garantuese. Në të gjitha këto çështje do të vazhdojmë punimet tona në koordinim të vazhdueshëm me Rusinë".

"Armëpushimi i zbatuar nën garantimin e Turqisë, Rusisë dhe Iranit përbën një dritare mundësie të rëndësishme që punimet për zgjidhjen politike të kenë sukses. Nuk duhet të humbasë kjo mundësi e artë", tha ndër të tjera presidenti Erdoğan, bën me dije Anadolu Agency (AA). 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Britania refuzon faturën 100 miliard euro për daljen nga BE
Qeshi me Prokurorin e Përgjithshëm, gruaja rrezikon një vit burg »
Article Logic
Execution time: 0.012049913406372
array(1) { ["section"]=> string(67) "deklarate-bombe-e-erdogan-bashke-me-putin-do-ndryshojme-boten-77362" }