Deklarim të pasaktë të pasurisë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besnik Canit

Publikuar tek: aktualitet, më 13:25 18-02-2020 Deklarim të pasaktë të pasurisë, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Besnik Canit Cani

Komisioneri Publik ka kërkuar shkarkim nga detyra për anëtarin e KLP Besnik Cani.

Prokurori akuzohet se ka deklarim të pasaktë të pasurisë dhe një truall 600m2 në Paskuqan për të cilin nuk provohet burimi.

Për disa vite subjekti ka një bilanc negativ prej 2 mlon lekësh. Sakaq bëhet me dije se deklarimi per autoveturën dhe garazhin është i pasaktë, pasi ka mungesë të burimeve të ligjshme.

Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Seancat për të bëhen pas ankimimit të ONM-së, dhe Komisionerit Publik të cilët kritikuan vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurorit, pavarësisht problemeve të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.

Cani më herët ka kërkuar pezullim të gjyqit ndaj tij, pasi ka kallëzuar në SPAK 2 gjyqtarët që po merren me procesin e tij dhe bëhet fjalë për Artan Hajdarin dhe Luan Dacin.

Anetari i KLP ka kallëzuar 2 gjyqtarët për falsifikim të formularit të aftësive profesionale dhe kërkon që gjyqi ndaj tij të pezullohet deri në verifikimin dhe marrjen e vendimit për kallëzimin e bërë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089800357818604
array(1) { ["section"]=> string(90) "deklarim-te-pasakte-te-pasurise-komisioneri-publik-kerkon-shkarkimin-e-besnik-canit-195619" }