Deklarim të pasaktë të pasurisë, KPA shkarkon Besnik Canin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:17 27-02-2020 Deklarim të pasaktë të pasurisë, KPA shkarkon Besnik Canin Besnik Cani

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA ka shkarkuar nga detyra anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Besnik Canin.

Prokurori akuzohet se ka deklarim të pasaktë të pasurisë dhe një truall 600m2 në Paskuqan për të cilin nuk provohet burimi.

Për disa vite subjekti ka një bilanc negativ prej 2 mln lekësh. Sakaq bëhet me dije se deklarimi per autoveturën dhe garazhin është i pasaktë, pasi ka mungesë të burimeve të ligjshme.

Besnik Cani u konfirmua në detyrë më 27 nëntor 2018 nga trupa gjykuese e udhëhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtare Brunilda Bekteshi. Dy javë më pas, Cani u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006572961807251
array(1) { ["section"]=> string(64) "deklarim-te-pasakte-te-pasurise-kpa-shkarkon-besnik-canin-196615" }