Deklarimet e pasurive, gjyqtarët dhe prokurorët me pasuri marramendëse

Publikuar tek: aktualitet, më 06:54 17-05-2015 Deklarimet e pasurive, gjyqtarët dhe prokurorët me pasuri marramendëse

Cila është pasuria e kryeprokurorit apo e kryetarit të Gjykatës së Lartë? Cilët janë më të pasur, gjyqtarët apo prokurorët? Disa gjyqtarë mund të quhen me të drejtë miliarderë, pasi zotërojnë miliona euro llogari bankare dhe prona. Më të kamurit janë dy gjyqtarët e Apelit të Tiranës, kryetari Alaudin Malaj dhe Gjin Gjoni, shkruan gazeta "Shqip".

Zaganjori dhe Broci

Kreu i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori dhe anëtari i KLD-së Artan Broci, janë disa nga emrat më pikantë. Kryegjyqtari ka deklaruar një pagë rreth 2 milionë lekë (të reja). Ai ka rreth 17 mijë euro të ardhura në vit nga një universitet privat dhe rreth 2 mijë euro nga bashkëpunimi me fondacione të huaja. Mësohet se Zaganjori ka paguar me mijëra paund për shkollimin e djalit në Londër, sipas gazetës “Shqip”.

Gjyqtari Atran Broci ka deklaruar një apartament 65 m2 në Tiranë si dhe llogari bankare që shkojnë rreth 2 milionë lëkë. Po ashtu edhe llogari bankare në emër të bashkëshortes që janë rreth 170 mijë euro.

Malaj dhe Gjoni

Alaudin Malaj, kreu i Gjykatës së Apelit ka deklaruar një llogari rreth 1 milionë lekë si dhe të ardhura dhe shpërblime prej 1.7 milionë lekë nga Apeli i Tiranës. Nga qeraja e nje shtëpie përfiton 700 euro çdo muaj. Ka marrë kredi me vlerë 100 mijë euro dhe ka shitur një shtëpi për 120 mijë euro. Gjithashtu ka shitur një livë 382 m2 me vlerë 150 mijë euro. Të ardhura nga qeraja 8.3 milionë lekë dhe të ardhura nga aktiviteti privat 9.7 mijë euro.

Gjin Gjoni ka deklaruar për vitin 2014 një kontratë sipërmarrje prej 80 mijë euro. Nga paga si gjyqtar ka përfituar rreth 1.3 milionë euro. Nga qeraja e një lokali në Tiranë, merr 2 mijë euro çdo muaj. Ka kartë krediti 10 mijë euro dhe ka marrë 12 mijë euro kredi për blerje makine.Bashkëshortja e tij, Elona Çaushi ka një depozitë bankare me shumën 266 mijë euro dhe kartë krediti 10 mijë euro.

Presidenti Bujar Nishani

Kreu i KLD-së, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka deklaruar disa llogari bankare si dhe ka futur bono thesari 15 mijë euro me afat 2 vjeçar. Ai ka deklaruar shitje të dyqanit të bashkëshortes me vlerë 100 mijë euro. të ardhura si President, ka deklaruar 2.3 milionë lekë. Ka deklaruar të ardhura nga paga e bashkëshortes, 964 mijë lekësi specialiste në BSH, si dhe marrjen e rreth 6 mijë eurove nga dyqani në Durrës.

Nasip Naço

Ka deklaruae një shtëpi banimi plus shtesë, 170 metra katrorë në zonën e Bllokut në Tiranë. Ka blerë Automjet 7 mijë euro dhe të ardhurat nga paga si ministër kanë qenë 2.1 milionë lekë. Vazhdon të shlyejë kredi për blerje apartamenti banimi. Ka patur të ardhura nga leksionet si pedagog 100 mijë lekë dhe 150 mijë lekë. Ka deklaruar edhe 13 mijë euro nga paga e bashkëshortes.

*Deklaratat e pasurive më sipër janë vetëm një pjesë e deklaratave të plota.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Triumfon në Gjirokastër grupi i Tiranës, mbetet pa çmim grupi i Vlorës
Vrasja në Kashar/ Kapet autori Altin Aluku, ishte fejuar me vajzën e të ndjerit 5 vjet më parë »
Article Logic
Execution time: 0.013054132461548
array(1) { ["section"]=> string(75) "deklarimet-e-pasurive-gjyqtaret-dhe-prokuroret-me-pasuri-marramendese-11333" }