Dekorimi pas vdekje i dëshmorit Vasil Laçit, Meta: Akti heroik i Laçit demonstrim patriotik kundër dhunimit të sovranitetit kombëtar

Publikuar tek: aktualitet, më 15:08 31-12-2019 Dekorimi pas vdekje i dëshmorit Vasil Laçit, Meta: Akti heroik i Laçit demonstrim patriotik kundër dhunimit të sovranitetit kombëtar Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme me dekoratën më të lartë të 'Flamurit Kombëtar' pas vdekjes dëshmorin Vasil Laçin.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Meta ka publikuar edhe vendimin dhe dekoratin për dëshmorin Vasil Laçi.

Në postimin e tij Meta ka theksuar se përmes një akti sublim e heroik, Vasil Laçi demonstroi një akt patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar.

Kujtojmë se 19 vjeçari Vasil Laçi nëpërmjet një atentati tentoi që të vriste mbretin e Italisë Viktor Emanuelin dhe kryeministrin kolaboracionist Shefqet Bej Vërlacin. Për këtë gjë ai u dënua me vdekje nga fashistët.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë!

Sot po mbyllim vitin 2019 edhe si vitin e 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë!

Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare do të mbetet gjithmonë një nga epopetë më të ndritura të popullit tonë në betejat për liri, çlirim, pavarësi dhe dinjitet kombëtar.

Për shkak të fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit nuk mundëm ta përkujtonim me madhështinë që meritonte këtë 75-vjetor të Çlirimit!

Por sot kam kënaqësinë dhe nderin të ndaj me ju vlerësimin me Dekoratën më të lartë, atë të "Flamurit Kombëtar", të njërit prej heronjve më të guximshëm dhe frymëzues të Rezistencës Antifashiste të popullit tonë, Vasil Laçit.

Në moshën 19 vjeçare, Vasil Laçi në 17 Maj 1941 i foli pushtuesit në emër të mbarë popullit shqiptar në gjuhën që meritonte përmes aktit të tij historik.

Edhe pse një akt tërësisht individual, ai ishte një akt i ndërgjegjshëm patriotik që buronte nga atdhedashuria, por edhe nga ndjenjat e revoltës mbarëkombëtare ndaj pushtuesit dhe puthadorëve të tij.

I bindur në sakrificën më sublime që po bënte, Vasil Laçi me krismat e tij zgjoi fort ndërgjegjen kombëtare të rinisë shqiptare dhe popullit tonë, duke u treguar se rruga e lirisë kërkonte përballje me pushtuesin dhe vendosmëri për sakrificat më sublime.

Përmes këtij akti sublim, Vasil Laçi ndërpreu poezitë dhe rininë e tij për t'i treguar mbarë rinisë se cila ishte rruga për realizimin e ëndrrës së Lirisë.

Akti heroik i Vasil Laçit kundër uzurpatorit të fronit të Shqipërisë ishte demonstrimi më kuptimplotë patriotik dhe atdhetar kundër pushtimit fashist dhe dhunimit të sovranitetit shtetëror dhe kombëtar.

Lavdi të përjetshme heronjve dhe dëshmorëve të Atdheut!

Vasil.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen bombula e gazit në banesë, plagosen rëndë dy të moshuarit në Allias
'Viti i rekordeve të zeza', ish kryeministri Berisha video-mesazh për shqiptarët: Të ngrihemi dhe të mposhtim këtë regjim »
Article Logic
Execution time: 0.013859033584595
array(1) { ["section"]=> string(137) "dekorimi-pas-vdekje-i-deshmorit-vasil-lacit-meta-akti-heroik-i-lacit-demonstrim-patriotik-kunder-dhunimit-te-sovranitetit-kombetar-190829" }