Dekorohet me stoli me vlerë 15 milionë dollarë, pema e Krishtëlindjes më e shtrenjtë në botë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:49 02-12-2019 Dekorohet me stoli me vlerë 15 milionë dollarë, pema e Krishtëlindjes më e shtrenjtë në botë Pema Krishtlindjeve

Krishtlindjet janë periudha më e bukur e vitit. Njerëzit kanë mundësi të kalojnë kohë me familjet e tyre dhe për t'u çlodhur pas një viti të ngjeshur.

Dhe këto Krishtlindje, vizitorët në Kempinski Hotel Bahia afër Marbella, në Spanjë do kenë mundësi të shohin pemën e hotelit të zbukuruar me diamante, gurë dhe stoli të çmuara.

Pema e dekoruar me diamante të kuqe, të bardha, rozë dhe të zeza, e ideuar nga Debbie Wingham, vlen 15 milion dollarë, sipas hotelit.

Përveç diamanteve, pema është zbukuruar me bizhuteri të markave të famshme Bulgari, Cartier, Van Cleef & Arpels dhe Chanel, vezë struci dhe shishe parfumi.

Bredhi që mban rekordin si më e shtrenjta ndonjëherë u vendos në një hotel në The Emirates Palace në Abu Dhabi. Pema, e zbukuruar me byrzylykë, varse dhe ora, kishte një vlerë prej 11 milionë dollarë. Ajo u fut në Rekordet Botërore Gines si pema më të shtrenjtë e dekoruar.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045750141143799
array(1) { ["section"]=> string(98) "dekorohet-me-stoli-me-vlere-15-milione-dollare-pema-e-krishtelindjes-me-e-shtrenjte-ne-bote-188172" }