Dekretet për Milot-Balldrenin dhe Orikum-Dukatin, BASHA paralajmëron deputetët: Mos i votoni, janë vjedhjet më të mëdha në 30 vjet (DEKLARATA)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 12-09-2019 Dekretet për Milot-Balldrenin dhe Orikum-Dukatin, BASHA paralajmëron deputetët: Mos i votoni, janë vjedhjet më të mëdha në 30 vjet (DEKLARATA) Kreu i opozitës Lulzim Basha

Pas bëri nderimet në memorialin e ‘’Heroit të Demokracisë’’ Azem Hajdari, Lulzim Basha iu drejtua selisë blu ku përsëriti akuzat për dy konçesionet e ndërtimit të akseve Milot Balldren dhe Orikum-Vlorë.

Kreu i opozitës paralajmëroi deputetët e parlamentit të mos aprovojnë ndërtimin me konçesion të dy akseve rrugore, për shkak të abuzimit skandaloz me kostot (296 milionë euro Milot-Balldren dhe 70 milionë euro Orikum-Dukat). Basha shtoi se paratë e taksapaguesve shqiptarë do të përfundojnë në xhepat e kryeministrit Rama dhe oligarkëve të tij.

Kujtojmë që sot është mbledhur Kuvendi për të votuar 8 dekretet e presidentit Meta.

‘’Vetëm pak metra pas meje, po organizohet grabitja më e madhe në historinë 30 vjeçare në landfillin e parlamentit, dy rrugët Millot-Balldren 296 milionë euro dhe Orikum-Dukat me vlerë 70 milionë euro. Dekreti është gati të hidhet poshtë nga cjepët dhe delet e korrupsionit në parlament. Vetëm një parlament ilegjitim, por me deputetë të zgjedhur nga oliggarkë mund të bëjnë një gjë tillë kaq të rëndë dhe kriminale.

Ndaj dua të paralajmëroj sot çdo anëtar të seancës të mos e aprovojnë miratimin e tyre. Çdo shpenzim, çdo pronë do të jetë pejsë e ligjit antimafia dhe Reforëms në Drejtësi. Këto konçesione janë dhënë në restorantin privat të kryeministrit dhe oligarkëve. Po përdoret e njëjta skemë vjedhjeje si  me ‘Unazën e Re’. Është e njëjta skemë për të futur paratë e krimit dhe drogës. Vlera e një 1km fushor, pa asnjë vështirësi serioze shkon në 17 milionë euro.

Për të kuptuar skemën e vjedhjes së parave të shqiptarëve dhe pastrimit të drogës duhet të kuptohet se si u rrit kaq shumë kostoja e rrugës. Në kontratë shkoi në 256 milionë euro bashkë me TVSH-në. Por kjo nuk është kosto përfundimtare. Në total do të arrijë në 295 milionë euro, e konfirmon neni 5 paragrafi 2 i kontratës. Edi Rama është hajduti më i madh që ka njohur Shqipëria, është hajdut psiqik që vjedh çdo gjë që del përpara. Çdo para përfundon në një destinacion, xhepin e Ramës. Nga aktiviteti i bandës së pushtetit, çdo firmë e Ramës dhe ministrrave të tij ka si synim vjedhjen e parave të shqiptarëve. Këto praktika shkatërrimtare synojnë destabilizimin e vendit dhe pengimin e negociatiave për anëtarësim në BE’’, deklaroi kreu i opozitës Basha për dy konçesionet e Milot-Balldrenit dhe Orikum-Dukatit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072288513183594
array(1) { ["section"]=> string(144) "dekretet-per-milot-balldrenin-dhe-orikum-dukatin-basha-paralajmeron-deputetet-mos-i-votoni-jane-vjedhjet-me-te-medha-ne-30-vjet-deklarata-178195" }