Dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor, Kryemadhi: Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, Rama nuk tregon gjë tjetër vetëm se frikë

Publikuar tek: aktualitet, më 09:56 27-10-2020 Dekreti i Metës për Kodin Zgjedhor, Kryemadhi: Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershorit, Rama nuk tregon gjë tjetër vetëm se frikë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ditën e sotme në një bashkëbisedim me gazetarët ka përshëndetur deklaratën e Komisionerit për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi, i cili kërkon nga qeveria shqiptare që të presë këshillat e Komisionit të Venecias, përpara se të rivotojë në parlament ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Kryemadhi është shprehur se opozita e bashkuar i qëndron marrëveshjes së 5 qershorit. Ndër të tjera ajo është shprehur se Edi Rama po tregon frikë dhe panik për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ka qenë përfshirja në Këshillin Politik një angazhim i vështirë për shkak të sjelljes arrogante. Ne i qëndrojmë marrëveshjes së 5 qershori, e cila është një pikë që krijon një pikë garancie për ndërkombëtarët. Por nga ana tjetër, Oliver Varhelyi ka bërë një kërkesë që mos tregohet arrogant dhe të presë. Rama nuk tregon gjë tjetër vetëm frikë, panik dhe mungesë besimi për zgjedhjet e 25 prillit. E përshëndes dhe e mirëpres deklaratën e Varhelyit. Beteja është 25 prilli kur shqiptarët të drejtohen votimit,” tha Kryemadhi ndër të tjera.

Ndërkaq, kryetarja e LSI-së ka folur edhe për situatën e naftëtarëve, ku është shprehur se LSI iu është drejtur SPAK për të hetuar aferën korruptive në Ballsh.

"LSI iu drejtua SPAK për të hetuar aferën korruptive në Ballsh. I kërkuam KLSh informacion për situatën në Rafinerinë e Ballshit. Solidarizohemi me gratë që janë në grevë në Ballsh. Përgjegjësia e shtetit për rafinerinë e Ballshit është e madhe. Ne do të vazhdojmë të ndjekim procesin e naftëtarëve. "  tha Kryemadhi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet drejtori i AKBN-së Klodian Gradeci, i shpallur në kërkim për aferën 1.5 milion dollarë me pronarët e kompanisë së naftës ‘Phoenix Petroleum’
‘Covid 3 është gati’, Manastirliu publikon fotot nga spitali: Do të hapet sapo... (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0119309425354
array(1) { ["section"]=> string(136) "dekreti-i-metes-per-kodin-zgjedhor-kryemadhi-ne-i-qendrojme-marreveshjes-se-5-qershorit-rama-nuk-tregon-gje-tjeter-vetem-se-frike-225316" }