13 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe 8 kryetarëve të bashkive në vend që ishin dërguar për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në sajë të dekriminalizimit, nuk u hiqet mandati.
Bëhet fjalë për deputetët; Sali Berisha, Spartak Braho, Vangjel Dule, Vladimir Kosta, Arben Ristani, Artan Gaci, Asllan Dogjani, Florion Mima, Xhemal Qefalia, Ylli Shehu, Gjovalin Bzheta, Myqerem Tafaj si dhe Eduard Halimi, të cilët kanë deklaruar të dhëna në formularin e dekriminalizimit, jashtë afateve të parashikuara në ligj.
Njoftimi i KQZ:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet “Për ri-verifikimi nga KQZ i formularëve të vetëdeklarimit në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për disa funksionarë publikë që nuk kanë deklaruar të dhëna në një nga rubrikat e formularit të vetëdeklarimit”.
KQZ vendosi kundër shpalljes së pavlefshmërisë dhe përfundimit e parakohshëm të mandatit për funksionarët: