‘Del Coli e thotë skandale’, Basha i përgjigjet Ramës dhe këmbëngul ‘te e tija’: Papërgjegjshmëria jote kriminale ka futur shëndetësinë në kolaps

Publikuar tek: politike, më 12:15 20-10-2020 ‘Del Coli e thotë skandale’, Basha i përgjigjet Ramës dhe këmbëngul ‘te e tija’: Papërgjegjshmëria jote kriminale ka futur shëndetësinë në kolaps FotoMontazh: Basha - Rama

Kreu i PD Lulzim Basha thotë se “papërgjegjshmëria kriminale” e kryeministrit Rama e ka futur shëndetësinë shqiptare në kolaps.

Pavarësisht se Rama paraditen e sotme i quajti deklaratat e Bashës për tejmbushjen e spitalve si skandal, Basha këmbëngul “në të tijnë” se është kryeministri ai që ka dëbuar mjekët.

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve”, shkruan Basha dhe ndan videon e mëposhtme.

Lexo edhe: Rama: Del Coli e thotë skandale. Kemi dy spitale të tjera gati

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « A do ketë marrëveshje? DW për vizitën e Dendias: Koha për ndarjen e detit
“Ndarja e detit të bëhet në Hagë”, Dendias propozon mbledhje të dy qeverive: Zgjidhim edhe Ligjin e Luftës »
Article Logic
Execution time: 0.012195825576782
array(1) { ["section"]=> string(146) "del-coli-e-thote-skandale-basha-i-pergjigjet-rames-dhe-kembengul-te-e-tija-papergjegjshmeria-jote-kriminale-ka-futur-shendetesine-ne-kolaps-224432" }