Del FOTO: Ja kush është 50 vjeçari që u vra me plumb në kokë, në sy të gruas; Hetuesit shpresojnë te kamerat

Publikuar tek: aktualitet, më 11:09 26-10-2020 Del FOTO: Ja kush është 50 vjeçari që u vra me plumb në kokë, në sy të gruas; Hetuesit shpresojnë te kamerat FotoMontazh: Viktima Ahmet Toska

Personi që shikoni në foton e mësipërme është 50 vjeçari Ahmet Toska, i cili u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Fier, në vendin e quajtur Sheq i Madh.

Sipas burimeve nga grupi i hetimit, Toska është qëlluar me një plumb në kokë dhe ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje. 50 vjeçari u vra sapo doli nga dera e shtëpisë dhe po shoqëronte bashkëshorten për në punë, në një furrë buke. Rreth 12 kamera sigurie janë sekuestruar nga Policia, të cilat mbulojnë gjithë zonën ku u vra Ahmet Toska dhe rrugën që ka ndjekur autori.

Sipas Policisë, ka qenë një person ende i paidentifikuar ai që ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ahmet Toska, mëngjesin e sotëm, në orën 06.00, ndërsa shkaku i ngjarjes së rëndë që ka tronditur Fierin nuk dihet ende. Në ndihmë të Policisë atje kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe po krehin zonën për kapjen e autorit, si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Mësohet se viktima ka qenë pa precedent penal dhe nga banorët njihej si një person i qetë, punëtor dhe pa probleme. Në momentin që është vrarë, Ahmet Toska ka qenë me bashkëshorten e tij, duke e shoqëruar këtë të fundit për në punë. Më pas, shkonte në vendin e tij të punës, në një pikë karburanti.

Ky ishte pothuajse itenerari që ndiqte çdo mëngjes Ahmet Toska, itenerar që për të u ndërpre sot. Aktualisht, në ambientet e Policisë së Fierit ndodhet bashkëshortja e 50 vjeçarit, e cila ka parë të gjithë ngjarjen. Bashkëshorti i saj është qëlluar me plumb në kokë sapo ka dalë nga dera e shtëpisë.

122455421_989813971503118_366944636541994067_n.jpg

Lexo edhe: Detaje nga vrasja e Ahmet Toskës në Fier

Lexo edhe: Dëshmitarja: U zgjuam nga krismat, autori ishte pa makinë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Komisioni i Ligjeve i jep ‘okay-n’ marrëveshjes së Qeverisë shqiptare me kompaninë GAVI: Do blihen 1.14 milion vaksina për Covid dhe do paguhen 4 milion dollarë
Ja si ta shmangni rrethrotullimin e “Shqiponjës” nëse vini nga Jugu për në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.010111808776855
array(1) { ["section"]=> string(112) "del-foto-ja-kush-eshte-50-vjecari-qe-u-vra-me-plumb-ne-koke-ne-sy-te-gruas-hetuesit-shpresojne-te-kamerat-225172" }