Del FOTO/ Ky është Ardit Spahiu, 38 vjeçari që u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, kunati i porositësit të disa vrasjeve në Elbasan

Publikuar tek: aktualitet, më 12:35 28-11-2020 Del FOTO/ Ky është Ardit Spahiu, 38 vjeçari që u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, kunati i porositësit të disa vrasjeve në Elbasan Fotomontazh: Viktima ardit spahiu dhe vendngjarja

Mbrëmjen e djeshme 38 vjeçari nga Elbasani Ardit spahiu u ekzekutua me 8 plumba në Bruksel, në një nga zonat më të njohura të qytetit, në Molenbeek.

Ardit Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.

Burime bëjnë të ditur se Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.

Alibej akuzohet se është porositësi i vrasjeve të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në korrik, si dhe Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

Kujtojmë se Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili dy vite më parë së bashku me xhaxhanë Arben Dylgjeri dhe shtetasin turk Erdal Duranay u ekzekutua në Bradashesh nga persona të armatosur dhe të maskuar.

Ndërkohë kjo është fotoja e Ardit (Arjan) Spahiut, 38 vjeçarit të ekzekutuar në Bruksel me 8 plumba.

128187258_201584948080109_3624802706453710974_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Blerina Gjylameti jep lajmin e rëndësishëm, erdhi në jetë djali i dytë i saj, publikon foton nga spitali
Ekzekutimi i të ‘FORTIT’ të Shkodrës, FNSH dhe RENEA nisen drejt vendngjarjes, policia informacion zyrtar: U vra në mjetin e tij ‘BMW’ »
Article Logic
Execution time: 0.012571096420288
array(1) { ["section"]=> string(135) "del-foto-ky-eshte-ardit-spahiu-38-vjecari-qe-u-ekzekutua-me-8-plumba-ne-bruksel-kunati-i-porositesit-te-disa-vrasjeve-ne-elbasan-229433" }