Del fotoja e parë e të riut që u përpoq të hidhte në erë metronë në Londër

Publikuar tek: bota, më 13:27 18-09-2017 Del fotoja e parë e të riut që u përpoq të hidhte në erë metronë në Londër

Policia londineze është duke hetuar dy të rinj, të cilët dyshohen se mund të kenë lidhje me shpërthimin në metro.

Një 18- vjeçar u arrestua ditën e shtunë, ndërsa një 21- vjeçar i identifikuar si Yahyah Farroukh u arrestua pak më vonë.

Nga të dhënat e tij në faqen në Facebook thuhet se ka lindur në kryeqytetin sirian Damask.

21-vjeçari së bashku me të riun tjetër sipas burimeve nga policia thuhet se janë marrë nën kujdestarinë e një çifti britanik, të cilët kujdesen për emigrantët që vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme.

Bomba artizanale, e cila nuk arriti të shpërthejë plotësisht në metronë e Londrës duket se kishte si qëllim të vriste të gjithë pasagjerët.

Kjo është fotoja e parë e publikuar e 21-vjeçarit Yahyah Farroukh, i cili dyshohet të ketë lidhje me shpërthimin në metro.

 

 auto_21706890_1598999983495813_1046024981_o1505733591.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Njihuni me bashkëshortin e Angela Merkel, kush qëndron pas gruas së "hekurt” gjermane
Zbardhet vdekja e këngëtares së njohur, e vrau burri »
Article Logic
Execution time: 0.020609855651855
array(1) { ["section"]=> string(80) "del-fotoja-e-pare-e-te-riut-qe-u-perpoq-te-hidhte-ne-ere-metrone-ne-londer-92762" }