‘Del kryeministri e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri’, Arben Malaj: Ministrja duhet të jetë e Financave të Shqipërisë, jo e Edi Ramës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:56 23-09-2020 ‘Del kryeministri e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri’, Arben Malaj: Ministrja duhet të jetë e Financave të Shqipërisë, jo e Edi Ramës Arben Malaj

Ish-ministri Arben Malaj, ka folur mbi premtimin e kryeminsitrit Rama për rritjen me 40% të pagave të mjekëve dhe infermierëve.

Ai është përballur me ministren e Financave Anila Denaj në emisionin “Open”, ku është shprehur se rritja e pagave nuk është zgjidhje për problemet që ka shëndetësia, ndërsa ka shtuar se sa herë ka zgjedhje kryeministri bëhet si “babagjyshi i Vitit të Ri” duke rritur paga, por është detyra e ministres që të mos lejojë të bëhet ky populizëm.

“Rritja e pagave nuk është e vtemja zgjidhje për problemet e shëndetësisë. Ministrja Denaj është në një pozicion të gabuar. Nuk mund të thuash po isha unë kundër dhe kryeministri pro do rriten rrogat. Ministrja është e Financave të Shqipërisë, jo e kryeministrit.

Sa herë ka zgjedhje kryeministri del e bëhet si Babagjyshi i Vitit të Ri, por detyra e ministres është që mos ta lejojë të bëjë këtë populizëm. Rritja e pagave me rritje borxhi sjell krizë”, tha Malaj ndër të tjera.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01082706451416
array(1) { ["section"]=> string(136) "del-kryeministri-e-behet-si-babagjyshi-i-vitit-te-ri-arben-malaj-ministrja-duhet-te-jete-e-financave-te-shqiperise-jo-e-edi-rames-221426" }