Del në skenë Dora Bakojanis, kërkon INTERPELANCË me Kotziasin për DETIN: Po negocion fshehur me Shqipërinë

Publikuar tek: politike, më 17:57 22-02-2018 Del në skenë Dora Bakojanis, kërkon INTERPELANCË me Kotziasin për DETIN: Po negocion fshehur me Shqipërinë

Del në skenë Dora Bakojanis, ish-ministrja e Jashtme e Greqisë e cila në vitin 2009 firmosi marrëveshjen famëkeqe detare me Lulzim Bashën kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm.

Bakojanis, i ka kërkuar interpelancë ministrit grek Nikos Kotzias duke akuzuar se ai po negocion në fshehtësi me Shqipërinë për çështjen detare.

“Qeveria greke është gati të anulojë marrëveshjen e 2009-ës, një marrëveshje ku ishte përcaktuar qartë e saktë kufiri detar. Një marrëveshje e re shkakton precedentë të rrezikshëm. Po përmbushni kërkesat e shqiptarëve. Greqia po negocion fshehurazi me Shqipërinë. Cilat pika po rishikohen?” ka pyetur deputetja e cila me ç'duket është "frikësuar" nga negociatat e reja të ministrit grek me Ditmir Bushatin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012501001358032
array(1) { ["section"]=> string(111) "del-ne-skene-dora-bakojanis-kerkon-interpelance-me-kotziasin-per-detin-po-negocion-fshehur-me-shqiperine-111124" }