Miku i Emiljano Shullazit, Pajtim Serjani ka lënë qelinë pasi ka përfunduar dënimin prej tre vitesh dhënë nga Gjykata e Apelit për akuzën e shtrëgimit për dhënie pasurie.
Pajtim Serjani u dënua përr gjobvënie biznesmenit të kafesë pasi i bëri presion biznesmenit Julian Bregu të jepte një pjesë të aksioneve të tij.
Serjani u plagos nga Arjanit Sterjo në majin e vitit 2015 teksa gjendej në një lokal në rrugën e Kavajës dhe ku në tavolinë me të ishte efektivi i policisë Roland Meta, Ditmar Reçi dhe Denis Ramani.
Gjykata e Shkallës së parë e dënoi me 7 vite burg Serjanin por Apeli e dënoi me 3 vite. Sot, ai ka lënë qelinë duke i dhënë fund dënimit.