Del nga rruga makina e policisë, humb jetën efektivi 27-vjeçar, plagosen 3 të tjerë

Publikuar tek: aktualitet, më 17:00 31-05-2017 Del nga rruga makina e policisë, humb jetën efektivi 27-vjeçar, plagosen 3 të tjerë

Një aksident i rëndë automobiliztik me pasojë vdekjen e një efektivi të policisë ka ndodhur pak çaste më parë në Korçë.

Makina e policisë ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Fitore, në aksin Korçë -Devoll e për pasojë ka humbur jetën efektivi 27-vjeçar Lorent Duli dhe janë plagosur tre kolegët e tij.

 

r2wer33fhh.jpg

erwer3rf3thhjhj.jpg

Informacion paraprak nga Policia:

Më datë 31.05.2017, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Fitore-rrethi Devoll,  mjeti tip "Mitsubishi" me targa Policia 0305, ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i Policisë shtetasi Lorent Duli 27 vjeç, (me detyrë SPZ në njësinë administrative Miras) si dhe janë plagosur tre punonjës të tjerë shërbimi të cilët janë duke marrë mjekim në Spitalin e Bilishtit.

Punonjësit e lartpërmëndur në momentin kur ka ndodhur ngjarja,  kishin përfunduar së kryeri kontroll territori mbi  parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, në zonat e Devollit të Sipërm dhe po ktheheshin nga shërbimi.

Shkaku paraprak i aksidentit dyshohet të ketë qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit, punonjësit i cili humbi jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festa e maturantëve për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Shikoni ç’bëjnë 18 vjeçarët me bashkëmoshataren e tyre
Telvezionet thyejnë bojkotin, u “betuan” që s’do e transmetonin më Ramën por sot befasojnë të gjithë me atë që bëjnë »
Article Logic
Execution time: 0.010499954223633
array(1) { ["section"]=> string(87) "del-nga-rruga-makina-e-policise-humb-jeten-efektivi-27-vjecar-plagosen-3-te-tjere-80707" }