'Del nga shinat’ moti në Britani, shirat e rrëmbyer marrin përpara gjithçka, vdes një grua

Publikuar tek: bota, më 15:11 09-11-2019 'Del nga shinat’ moti në Britani, shirat e rrëmbyer marrin përpara gjithçka, vdes një grua

Kushtet atmosferike dhe përmbytjet masive kanë shkaktuar një kaos total në Britani.

Si pasojë e kapriçove të motit, disa drejtues mjetesh u bllokuan brenda makinave të tyre nga vërshimi i ujërave, një grup njerëzish u detyruan të flinin gjatë natës në një qendër tregtare, ndërkohë autoritetet nxorrën mes ujërave të përmbytjeve, trupin e pajetë të një gruaje.

Kryeministri Boris Johnson ka mbërritur në Derbyshire, një zonat më të prekura nga moti i keq.

Johnson mbërriti vetë në zonë për të parë nga afër situatën e nuk ngurroi të merrte shtupën e t`i hynte pastrimit.

Pamjet e filmuara nga ajri treguan skena shkatërrimi në Doncaster, ku banorët thanë se uji kishte mbërritur aq shpejt, sa nuk pothuajse nuk kishin pasur kohë të reagonin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039350986480713
array(1) { ["section"]=> string(93) "del-nga-shinat-moti-ne-britani-shirat-e-rrembyer-marrin-perpara-gjithcka-vdes-nje-grua-185281" }