E gjithë bota po përballet me pandeminë e Covid-19, me shumë luftë e mundime, me sakrificë dhe vështirësi. Ndërkohë shteti i Viktorias në Australi se e ka fituar betejën me virusin e rrezikshëm.
Ky shtet është zyrtarisht pa asnjë person të infektuar me Covid-19, pasi pacienti i fundit doli nga spitali, i cili ishte një 90-vjeçar.
Ai dhe bashkëshortja e tij kaluan më shumë se një muaj në spital duke luftuar me virusin, ndërsa në fund arritën ta fitonin betejën. Kjo është hera e parë që prej 21 shkurtit që në këtë shtet nuk ka asnjë rast pozitiv aktiv.
Që këtë javë, maska nuk është më e detyrueshme në Viktoria në ambientet e hapura nëse është e mundur të ruhet distanca fizike.