Del përgjigja e analizave për pacienten e dyshuar me koronavirus në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 15:53 24-02-2020 Del përgjigja e analizave për pacienten e dyshuar me koronavirus në Kosovë Foto ilustruese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë me dije se pacientja e dyshuar si e infektuar me koronavirus, ka rezultuar negative ndaj testeve të kryera.

Në një deklaratë për mediat, Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Kosovë ka bërë të ditur se pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm, por nga testet e kryera rezulton që të mos jetë e infektuar nga koronavirusi.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ,  domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri.

Ka kompletuar Planin e Gadishmërisë për Koronavirus dhe Planin e Kontingjencës duke iu përmbajtur strikt rekomandimeve të OBSH; Janë shpërndarë materialet dhe dokumentet, posteret e shtypur nga Instituti Kombëtar me kohë janë shpërndarë në Institucionet shëndetësore, Shkolla, Aeroport, hyrje/daljet tokësore, Institucionet e burgjeve.

Komunikimi me media dhe rrjetet sociale është në vazhdimësi për të ruajtur panikun e mundshëm. Është bërë ngritja e nivelit të vigjilencës dhe gatishmërisë për veprim në situatën e krijuar 24 orë në ANP ”Adem Jashari” dhe në hyrje daljet e Kosovës me ekipe mjekësor”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, në shtetin fqinj të Italisë, deri tani raportohet për 6 të vdekur dhe 223 të infektuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068809986114502
array(1) { ["section"]=> string(81) "del-pergjigja-e-analizave-per-pacienten-e-dyshuar-me-koronavirus-ne-kosove-196280" }