Dalin rezultatet e autopsisë së 74-vjeçares Fatime Hida e cila u gjet e vdekur dhe lidhur këmbë e duar në Bërzhitë të Tiranës dy ditë më parë.
Sipas autopsisë zyrtare, Hida është mbytur me trikon e saj. Ekspertiza thotë se 74-vjeçares ia kanë mbuluar kokën dhe për pasojë ajo është asfiksuar. Ndërkaq, nuk ka ende asnjë shenjë nga autorët e vrasjes së Fatime Haisës e cila u gjet e pajetë nga fqinjët.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes misterioze.