Del testi për koronavirusin që kryhet në shtëpi, ja ku do të shitet

Publikuar tek: bota, më 23:06 25-03-2020 Del testi për koronavirusin që kryhet në shtëpi, ja ku do të shitet Foto ilustruese

Shpiket testi që dallon nëse jeni të prekur nga koronavirusi përmes antitrupave dhe mund të kryhet nga çdo person pa ndihmën e mjekëve, raportojnë mediat perëndimore.

Britania e Madhe ka blerë tashmë 3.5 milion teste të tilla që pritet të mbërrijnë së shpejti dhe t’i shpërndahen popullatës, raportojnë mediat në Britani.

Sharon Peacock e Shëndetit Publik të Britanisë së Madhe informoi deputetët lidhur me këtë zhvillim.

Ajo tha se testet janë duke iu nështruar një prove për t’u siguruar se funksionojnë, dhe më pas do të nisë shpërndarja.

Si funksionon testi i antitrupave për Covid-19?

Testi kryhet duke marrë gjak nga maja e gishtit të një personi. Gjaku analizohet për antitrupa, dhe nëse një person ka qenë i prekur më herët nga koronavirusi, atëherë trupi i tij nis të prodhojë antitrupat për Covid-19. Duke identifikuar praninë dhe matur nivelin e këtyre antitrupave mund të kuptohet nëse personi është i infektuar apo jo me Covid-19.

Ekspertët thonë se ky test do të identifikojë edhe ata persona që mund të jenë infektuar por nuk kanë shfaqur asnjë simptomë.

Testi do të shitet në dyqanin online “Amazon” por edhe në shumë njësi të ndryshme në Britani.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084159374237061
array(1) { ["section"]=> string(73) "del-testi-per-koronavirusin-qe-kryhet-ne-shtepi-ja-ku-do-te-shitet-200091" }