Del VIDEO, ja si VËLLAI i Mirela Kumbaros kërkonte në 2002 që Teatri të bëhej me lekët e shtetit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:47 18-03-2018 Del VIDEO, ja si VËLLAI i Mirela Kumbaros kërkonte në 2002 që Teatri të bëhej me lekët e shtetit Ministrja e kulturës Mirela Kumbaro dhe regjisori Arben Kumbaro

“Unë jam absolutisht kundër marrëdhënies së biznesit privat me pronën publike”, kështu shprehej dikur vëllai i ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, në lidhje me ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Një video e transmetuar mbrëmjen e sotme në emisioni "Exclusive" nga gazetarja Beti Njuma në Top Channel, tregon se Arben Kumbaro me profesion regjisor, në vitin 2002 krah Edi Ramës, kundërshtonte partneritetin publik-privat (PPP), pasi sipas tij përfiton vetëm kjo e fundit.

Ndërsa aktualisht si për ironi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar atë që në 2002, në emisionin "Ajsberg”, ka kundërshtuar me zë të lartë: Teatri i ri Kombëtar do të realizohet falë bashkëpunimit publik-privat.

Deklarata e plotë e regjisorit dhe njëkohësisht vëllait të ministres së Kulturës, Arben Kumbaro në 2002: Unë jam absolutisht kundër marrëdhënies së biznesit privat me pronën publike, për arsye sepse për 10 vjet në Shqipëri është abuzuar pafund me pronën publike, në fitim të interesit privat dhe në emër të ekonomisë së tregut.Newsbomb.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E RËNDË NË KUKËS/ Aksidentohen dy vëllezër, VDES 25-vjeçari (EMRAT)
‘Brekushet e Ramës’: Berisha zbulon diagnozën e kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.010632991790771
array(1) { ["section"]=> string(94) "del-video-ja-si-vellai-i-mirela-kumbaros-kerkonte-ne-2002-qe-teatri-te-behej-me-leket-e-113710" }