DEL VIDEO/ Ky është momenti i ATENTATIT kur zbrazet karikatori ndaj 45-vjeçarit në Milot

Publikuar tek: aktualitet, më 16:53 13-01-2021 DEL VIDEO/ Ky është momenti i ATENTATIT kur zbrazet karikatori ndaj 45-vjeçarit në Milot Pamje nga atentati

Gazetari Elton Qyno ka publikuar videon e atentatit që i është bërë sot 45-vjeçarit Ylli Ibrahimi në Milot. Ibrahimi po dilte nga një lokal kur u sulmua me breshëri plumbash.

Siç shihet edhe në pamje, atentatorët janë afruar me një motor, të maskuar dhe hapin zjarr. Shënjestra Ibrahimi ka qenë i shpqëruar dhe nga dy persona të tjerë.

45-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua me urgjencë për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dyshimet janë se atentati ka ndodhur pas një konflikti mes Ylli Ibrahimit dhe autorit. Policia është vënë në lëvizje për të bërë të mundur kapjen e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Furnizonte me drogë bandën në Londër, 33-vjeçari kapet me 10 mijë paund ndërsa po arratisej për në Shqipëri
Gjyqi më i madh MAFIOZ në Itali, kush janë 8 shqiptarët në mesin e 355 të akuzuarve »
Article Logic
Execution time: 0.011840105056763
array(1) { ["section"]=> string(94) "del-video-ky-eshte-momenti-i-atentatit-kur-zbrazet-karikatori-ndaj-45-vjecarit-ne-milot-234846" }