Del video shokuese e Trump: Me femrat, i kap nga p***, bëj çfarë të dua se jam i famshëm

Publikuar tek: bota, më 22:30 07-10-2016 Del video shokuese e Trump: Me femrat, i kap nga p***, bëj çfarë të dua se jam i famshëm

Një video që daton në vitin 2005, ku dëgjohet Donald Trump duke biseduar me gjuhë vulgare me një person tjetër, ka dalë në internet vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale.

Trump dëgjohet teksa mburret duke thënë se i pëlqen të puthë femrat vetëm sepse janë të bukura. Ai thotë se nga që është i famshëm, ato e lejojnë të bëjë çfarë të dojë, t’i puthë, t’i kapë në pjesët intime apo të kryejë marrëdhënie intime.

Video është regjisturar në autobus, teksa Trump flet me Billy Bush. Kandidati për Presidenti i SHBA-ve, Trump, reagoi pas publikimit të videos duke thënë se ajo është regjistruar shumë vite më parë në një ambient privat ndërsa i kërkoi falje çdokujt që mund të jetë ndjerë i ofenduar.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E frikshme: Dallgët përplasen në dyert e shtëpisë teksa uragani Matthew mbërrin në Florida
“E kam thënë. Kam gabuar dhe kërkoj falje”, Donald Trump pendohet për gjuhën vulgare pas zemërimit të publikut »
Article Logic
Execution time: 0.0091831684112549
array(1) { ["section"]=> string(88) "del-video-shokuese-e-trump-me-femrat-i-kap-nga-p-bej-cfare-te-dua-se-jam-i-famshem-55457" }