DEL VIDEOJA: Paund, dollarë Amerikanë, Australianë, Kanadezë dhe Euro të groposura në 2 tenxhere me presion: Si i mbanin paratë grabitësit

Publikuar tek: aktualitet, më 12:28 15-02-2017

Policia e Shtetit vijon aksionin për personat e shpallur në kërkim pas grabitjes së 3.2 milionë eurove në Qafë-Kashar.

Bëhet me dije se gjatë natës është gjetur një shumë nga paratë e grabitura ndërkohë po punohet për kapjen e Admir Murataj dhe Admir. Ç të shpallur në kërkim. Admir Murataj, banues në Fushë Prezë akuzohet po ashtu se ka grabitur një bankë në Larisa të Greqisë

Ndërkohë operacioni është shtrirë në Tiranë, Krujë, Fushë-Krujë, Tepelenë dhe Vlorë dhe bëhet me dije se paratë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro

Sipas policisë dyshohet se ka qenë një punonjës i policisë private, Fatjon Xhyriu ai që ka dhënë informacion lidhur me transportin, por që tashmë është arrestuar. Xhyriu dyshohet si bashkëpunëtor i grabitjes dhe ka dhënë informacion për shumën dhe detajet e transportit.

Policia arrestoi një ditë më parë 4 persona të dyshuar si autorët e grabitjes, dy prej të cilëve ish-pjesëtarë të ushtrisë.

Njoftimi i policies:

Vijon operacioni "Patriot". Operacioni ka vijuar gjatë gjithë natës në Tiranë dhe në disa qarqe. Në Vlorë u gjetën në një ambient të jashtëm të groposura dy tenxhere me presion të mbushura me kartëmonedha Paund, Dollarë Amerikanë, Australiane, Kanadeze si dhe Euro.

Në Vorë tek servisi i familjes Murataj u gjet një kasafortë me një sasi Eurosh e Dollarë. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, hotele e lokale në Prezë, Vorë, Farkë, në Vlorë, Lushnje etj. Operacioni vijon qoftë për gjetjen e provave të tjera materiale ashtu edhe për kapjen e personave të përfshirë në këto ngjarje.

para4.jpgpara2.jpg

parate.jpgparate1.jpg

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kanos me hanxhar 23-vjeçarin, 2 të arrestuar (Emrat)
“Do të pyesim ty ne?”, drejtori i Policisë së Tiranës përplaset ashpër me gazetarin në studio »
Article Logic
Execution time: 0.0094840526580811
array(1) { ["section"]=> string(139) "del-videoja-paund-dollare-amerikane-australiane-kanadeze-dhe-euro-te-groposura-ne-2-tenxhere-me-presion-si-i-mbanin-parate-grabitesit-68762" }