Dele që nuk ju vlen as leshi...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:49 03-10-2017 Dele që nuk ju vlen as leshi...

Nga Ida Nurçe

Dhitë e Gretës, me të famshmet në Shqipëri për momentin, janë të zgjuara. Jane me arsim të lartë, madje me arsim nga ai jashtë vendit. Janë arsimuar në një nga universitetet më të mira në Itali, për shkenca politike. Sa gjë madhe! Por fati i keq i tyre, që jetojnë në një fshat te Mirditës. Imagjinoni c'do kishin bërë sikur të jetonin në Tirane!!! Une nuk arrij ta imagjinoj. Mos qeshni, sepse është e vërtetë.

Padronia e tyre, çdo gë ka marrë atje, ua ka sjellë edhe atyre. I ka mësuar të kuvendojnë, madje i beri edhe faktor ne parlament. Aty, ku zëri i shumë deleve nuk është degjuar kurrë, madje as nuk njihen në janë të zeza, të bardha, apo të egra. Ndërsa dhitë e Gretës, folën duke heshtur. Folën nga Mirdita, nga ai fshati pa rrugë e pa ujë, si shumë fshatra të Shqipërisë, qe ata delet atje ne fakt i njohin shumë mirë.

Po moj Greta po, i njohin shumë mirë, sepse në cdo 4 vjet kanë shkuar të premtojnë gjëra që nuk i bënë kurrë. Kanë shkuar edhe kane blere edhe vota madje. Kane ngrënë edhe atë ushqimin bio që ti e përmend me aq krenari. Kanë mbushur edhe trastat, kur jane kthyer per ne kryeqytet, falas. Por, nuk është faji i tyre, që ata vazhdojnë të mbeten dele. Sepse delet më të medhaja, janë ata qe serish u hapin derën dhe u shtrojnë ato drekat bio ne çdo zgjedhje. E dinë se cfarë delesh jane dhe serish i gostisin me barin me te mire. Te gabosh një herë, është mësim, por kur gabon disa herë moj Greta, është injorancë. Dhe ata jane dele politike moj Gretë.

Ti duhet ta dish shumë mirë. Politika është lavirja më e madhe e të gjitha kohërave. Ka brenda mashtrimin, aktrimin, bukurinë, buzeqeshjen, epshin, sensualitetin, cdo gje qe ka nje lavire e bukur. 
Dhe ti vazhdon të qash në atë foltore?! Mos moj Gretë, mos! Mua më kanë qarë vargjet herë pas here, por kurrë askush nuk e vuri ujin në zjarr, madje më vunë me shpatulla pas muri duke u munduar të më mbyllin gojën. Shumë shpesh. Do thuash, po kush jam unë?! Edhe unë jam një fshatare, që qaja për rrugët e vendit tim, për rrugën e Arbrit, atë legjendën që nuk ka këmbësor në Shqipëri që nuk e njeh, por që nuk lulezoi kurrë. Lulëzuan vetëm lule kujtimi, të njerëzve që humbën jetën rreth saj. Ndërsa fshati im vazhdon të mbetet me një gjysëm rruge. Dhe në do ta dish, kam qenë unë që i kam pritur edhe në shtëpi, i kam dëgjuar kur premtonin, u bëra nje dele plot ëndrra. Por jo më! Nuk kam lot tepër të derdh për dhitë e fshatit, ndërkohe që padronet e tyre janë kthyer dele....
Do mendosh tani, po kjo çfarë po përrallis?! Dele moj Gretë dele, shqiptarët janë dele, të cilët vetëm blegerijnë gjithë ditën, por nuk nxjerrin aq qumësht e as lesh. As per kurban nuk mund t'i therrësh. Ama për t'u qurravit janë të parët. Leri te gëzojnë atë që meritojnë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019964933395386
array(1) { ["section"]=> string(34) "dele-qe-nuk-ju-vlen-as-leshi-94548" }