Delegacioni gjerman në Shqipëri: Zgjedhjet duhen bërë për të kuptuar...

Publikuar tek: aktualitet, më 14:25 12-06-2019 Delegacioni gjerman në Shqipëri: Zgjedhjet duhen bërë për të kuptuar...

Delegacioni gjerman  ka mbërritur në Shqipëri  në kuadër të një turi rajonal, në këtë mënyrë kanë parë nga afer situtën politike në vend.

Në një konferencë për shtyp Josip Juratoviç, anëtar i Bundestagut është shprehur se Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian, ashtu sit ë gjithë vendet e rajonit perëndimor.

‘Shqipëria njëkohësisht edhe tërë rajoni perëndimor është pjesë e Bashkimi Europian, dhe si i tillë gjykojmë se duhet të jetë pjesë e këtij rajoni. Për mua si njëri që ndiqem nga parimet e vlerave, e njëjta gjë është dhe organizimi i shoqërisë civile. Për këtë arsye dëshiroj të përsëris edhe një herë marrëdhëniet mes parlamentit dhe mes shqiptarëve’, tha Juratovic.

Më tej për situatën politike në vend, Juratovic shtoi se zgjedhjet përcaktojnë se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë keq në vend.

‘Zgjedhjet përfaqëson konkurrencën mes partive politike. Secila parti ka të drejtën e saj për të marrë pjesë ose jo, do të jenë zgjedhësit se cfarë është bërë mirë apo keq. Zgjedhësit në Shqipëri dhe shoqëria është e informuar mirë se cfarë do apo nuk do dikush. Situata aktuale do të luajë një rol në vendimmarrjen e Këshillit dhe duke qenë se në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së janë parlamentet që vendosin. Jo të gjithë qytetarët në BE janë entuziastë për zgjerimin e unionit. Kush pengon procesin e integrimit pengon ata që besojnë në vlerat demokratik’, shtoi Juratovic.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037254095077515
array(1) { ["section"]=> string(74) "delegacioni-gjerman-ne-shqiperi-zgjedhjet-duhen-bere-per-te-kuptuar-167949" }