Në foton e ditës është pikërisht momenti kur Rama nderohet me titullin Doctor Honoris Causa në Universitetin e Bukureshtit. Në fokus nuk është ai, por tre pjestarë të delegacionit të tij: Gramoz Ruci, Endri Fuga dhe Erjon Veliaj. Të tre duken shumë seriozë gjatë ceremonisë, por ajo që bën përshtypje është se Ruci edhe pse i menduar duket sikur nuk e ka shumë mendjen tek aktiviteti, Fuga është i fokusuar aty, ndërsa Veliaj edhe më i fokusuar, aq shumë sa me trupin pak më para se Ruci dhe Fuga po sheh më larg.