Kreu republikan Fatmir Mediu e ka cilësuar si veprim absurd vendimin e Kryeministrit Edi Rama për t'i deleguar kompetencat e Ministrit të Jashtëm, zv.ministrit Gent Cakaj.
Sipas Mediut ulja e nivelit të përfaqësimit është shkatërruese për politikën e jashtme, dhe e paprecedentë.
'Ccështje që kërkojnë angazhim dhe nivel maksimal përfaqësimi dhe mbështetje politike, Rama i degradon në mardhenie të rëndomta teknike.
Kjo është varfëria mendore dhe politike e kësaj qeverie.
As më shum e as më pak, më keq se Enveri dhe më keq se Putin', shkruan mes të tjerash mediu.
Postimi i plotë:
Veprimi I Rames per te deleguar nje autoritet kushtetues si Ministri i jashtem te nje zv/Minister Genc Cakaj, eshte nje veprim absurd, I cili tregon kalbezimin e qeverise shqiptare.
Ne jemi perballe sfidash kombetare sic eshte Hapja e negociatave me BE.
Dikutimi I kufijeve detar me Greqine
Dialogu Kosove-Serbi
Pergjegjesia e madhe me marjen e Presidences se OSBE.
Ulja e nivelit te perfaqesimit ne keto ceshtje eshte shkaterruese per politiken e jashteme, e paprecedente dhe idiotike.
Ceshtje qe kerkojne angazhim dhe nivel maksimal perfaqesimi dhe mbeshtetje politike, Rama I degradon në mardhenie te rendomta teknike.
Kjo eshte varferia mendore dhe politike e kesaj qeverie.
As me shume e as me pak me keq se Enveri dhe me keq se Putin.
Enveri skishte nevoje per mardhenie me jashte se ndertonte komunizmin në ne rethim, nga armiqte borgjezo-imperialiste
Ndersa Rama shkaterron shtetin dhe nderton korrupsionin.