Delhi: Policia sekuestroi 159 kilogram kanabis dhe e shiti, deklaroi vetëm 1 kilogram

Publikuar tek: aktualitet, më 16:01 28-09-2020 Delhi: Policia sekuestroi 159 kilogram kanabis dhe e shiti, deklaroi vetëm 1 kilogram Foto ilustruese

Policia në Delhi të Indisë akuzohet se ka sekuestruar një sasi prej 159 kilogram kanabis dhe më pas e ka shitur duke dorëzuar vetëm 1 kilogram.

Katër efektivë të policisë e sekuestruan drogën nga një tregtar vendas i identifikuar si Anil, rreth dy javë më parë.

Sipas raportimit të mediave vendase, droga u dërgua në stacionin e policisë, ndërsa efektivët e paguan trafikantin me rreth 2 mijë dollarë për të mbyllur çështjen. Më pas ata shënuan në dokumente se kishin dorëzuar vetëm 1 kilogram kanabis, pjesa tjetër u zhduk.

Pasi ra në prangat e policisë, Anil tregoi të gjithë ngjarjen, duke i thënë hetuesve se katër efektivët e policisë e kishin shitur vetë drogën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011569023132324
array(1) { ["section"]=> string(90) "delhi-policia-sekuestroi-159-kilogram-kanabis-dhe-e-shiti-deklaroi-vetem-1-kilogram-221974" }