Demalia akuza të rënda ndaj Tom Doshit dhe Fidel Yllit: Më goditën e kërcënuan me pistoletë, ‘u bërë ti morë shkë*dhatë’

Publikuar tek: aktualitet, më 07:33 07-06-2018 Demalia akuza të rënda ndaj Tom Doshit dhe Fidel Yllit: Më goditën e kërcënuan me pistoletë, ‘u bërë ti morë shkë*dhatë’ Doshi-Ylli-Demalia

Analisti i njohur Ilir Demalia ka treguar rastet e kërcënimeve me jetë që ka marrë disa vite më parë nga deputetët Tom Doshi dhe Fidel Ylli, për disa rreshta që kishte shkruar në librin e tij për ish-themeluesin e PD-së Gramoz Pashko.

Ai akuzoi hapur deputetin e PS, Fidel Yllin, si dhe atë të PSD-së, Tom Doshi se e kanë kërcënuar me jetë, duke i vënë pistoletën në kokë.

“Në vitin 1995, kur Fidel Ylli ishte brigadier i Gramoz Pashkos, kur isha ulur për kafe me Hektor Pustinën, vjen Ylli dhe më drejtohet: U bërë ti morë shkërdhatë të shkruash për Gramozin”, tha në një intervistë për “Panorama” Demaila.

Sipas Demaliajt, Fidel Ylli e ka gjuajtur me grusht ndërsa Tom Doshi i ka vendosur pistoletën në kokë.

“Për t’u kthyer tek ngjarja, Fideli më goditi me grusht. Unë ju ktheva duke marrë karigen për t’i gjuajtur. Në këtë kohë futet Tom Doshi, badigardi i badigardit, Toma më godet nga mbrapa dhe pastaj më vendosi pistoletën në kokë jashtë lokalit megjith Fidelin. Të dy rrinin të armatosur”, tregon Demalia.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E rëndë, 44-vjeçari i jep fund jetës, familjarët e gjejnë të vetëvarur në banesë
Sulmohet me granatë shtëpia e ish-policit (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.012828826904297
array(1) { ["section"]=> string(123) "demalia-akuza-te-renda-ndaj-tom-doshit-dhe-fidel-yllit-me-goditen-e-kercenuan-me-pistolete-u-bere-ti-more-shke-dhate-123535" }