Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi, reagon Basha: Lajmi më i mirë në 10-vjetorin e Pavarësisë

Publikuar tek: politike, më 13:06 16-02-2018 Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi, reagon Basha: Lajmi më i mirë në 10-vjetorin e Pavarësisë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së re të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas Bashës, ky është lajmi më i mirë në 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Përshëndes arritjen e marrëveshjes mes presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi. Në këtë përvjetor të dhjetë të pavarësisë ky eshte një lajm i mirë për Kosovën. Marrëveshja është një akt i qartë i bashkërendimit të Kosovës me aleatët tanë euroatlantikë. Shpreh bindjen se votimi i saj në Parlamentin e Kosovës meriton vlerësimin e duhur nga institucionet europiane dhe se do të shpejtojë hapat e Kosovës drejt integrimit europian”, shkruan Basha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098369121551514
array(1) { ["section"]=> string(93) "demarkacioni-kosove-mali-i-zi-reagon-basha-lajmi-me-i-mire-ne-10-vjetorin-e-pavaresise-110445" }